FFM dorëzon projektin për ndërtimin e tribunës perëndimore në stadiumin Biljanini Izvori

Publikuar më 19 Октомври, 2024 Lajme


Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM) ka dorëzuar zyrtarisht në Komunën e Ohrit projektin për ndërtimin e tribunës së re perëndimore në stadiumin “Biljanini Izvori”. Në këtë takim të zhvilluar në Ohër, morën pjesë presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini, anëtari i Këshillit Drejtues, Toni Ivanoski, dhe kryetari i Lidhjes Futbollistike të Ohrit, Cane Miloshoski, të cilët u takuan me kryetarin e Komunës së Ohrit, Kiril Pecakov.

Tribuna e re perëndimore pritet të ketë një kapacitet deri në 3,500 vende, duke përfshirë hapësira shoqëruese dhe 8 sky bokse për zona VIP. Ky projekt shënon investimin e dytë të FFM-së në stadiumin e Ohrit, pas ndërtimit të tribunës lindore sipas standardeve ndërkombëtare.

Përveç investimeve të FFM-së, me këtë kontratë Komuna e Ohrit detyrohet për ndërtimin e dy tribunave prapa portave, me çka stadiumi do të transformohet në një impiant modern, i aftë për të pritur ndeshje ndërkombëtare, përfshirë edhe ato të përfaqësueses A të Maqedonisë. Ky investim pritet ta pozicionon Ohërin si një qendër të rëndësishme futbollistike në aspektin e infrastrukturës sportive.



   
   
Reprezentacioni A