FFM do ti mbulojë shpenzimet për PCR Teste për xhiron e radhës në Ligën e Parë dhe të Dytë

Publikuar më 21 Април, 2021 Lajme


Komisioni për gara në kuadër të Federatës së Futbollit të Maqedonisë njofton klubet e Ligës së Parë dhe të Dytë, pas vendimit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë V. për ndryshimin e vendimit për rekomandimet, neni 1, e publikuar në GAZETËN ZYRTARE që 30 skuadra nga Liga e Parë dhe Liga e Dytë – Perendim dhe Lindje(në përjashtim të KF Kadino – e lirë në xhiron e 24-t), së bashku me personat zyrtarë të ndeshjeve para zhvillimit të xhiros së 29-të në Ligën e Parë dhe xhiros së 24-të në Ligën e Dytë – Perendim dhe Lindje të bëjnë TESTIME – PCR për Covid 19 në lobaratorin BIOTEK në Shkup nën organizimin e FFM-së. FFM do ti mbulojë shpenzimet e testimeve për 25 persona të skuadrës (18 futbollist dhe pjesëtarë të stafit teknik).

Secila skuadrës duhet të plotësojë tabelën me të dhëna të sakta: Emër dhe mbiemër, adresa e vendbanimit, numëri AMË dhe funksioni (futbollist ose pjesëtarë i stafit teknik, administrator i klubit) i personit nga klubi juaj që do të testohet dhe një personi tjetër për kontakt nga klubi dhe adresë ku do të kryhet testimi (BIOTEK vjen në një vend të caktuar me marrëveshje) për kontakt ndërmjet klubit dhe laboratorit BIOTEK.

Tabela e plotësuar me titull në email, E DETYRUESHME, sot, 21 prill (e mërkurë) viti 2021 deri në orën 20:00 të dërgohet sipas renditjes vijuese në këto emai-adresa: e.sark@bioteklab.com.mkigorperka@yahoo.com , igor.frangovski@ffm.com.mk,

Testimet do të kryhen me 22 prill (e enjte) dhe 23 prill (e premte) pas marrëveshjes ndërmjet personave kontaktues të klubeve dhe laboratorit BIOTEK



   
   
Reprezentacioni A