FFM do të vazhdojë të mbulojë tërësisht udhëtimet për kategoritë e reja, futsall dhe futbollit të femrave, si dhe harxhimet për personat zyrtarë në të gjitha kategoritë

Publikuar më 11 Јануари, 2021 Lajme


Për futbollin e vendit dhe aktiviteteve që ndërmerren për avansimin e kushteve dhe cilësisë së lojës së futbollit që ka të bëjë me garat vendore, Federata e Futbollit të Maqedonisë për pjesën e parë të sezonit garues 2020/2021 më tërësi ka realizuar pagesat për udhëtim të gjithë ekipeve të kategorive të reja në kuadër të FFM-së, Ligën e Parë dhe të Dytë të futsallit dhe ligat në konkurencë të femrave. Gjithashtu, Federata e Futbollit të Maqedonisë vazhdon të mbulojë harxhimet për personat zyrtarë të ndeshjeve në gjitha kategoritë. 

"Në periudhën e kaluar një prej prioriteteve kryesore e federatës tonë, në pajtueshmëri me planin strategjik ishte investimi në infrastrukturën futbollistike dhe mbështetjen e plotë në çdo pikëpamje të ekipeve përfaqësuese dhe akademisë së FFM-së. 

"Realizimi i një sërë projektesh, duke nisur nga stadiumet në Prilep dhe Çair që janë tashmë të përfunduara, pastaj "Burimet e Bilijanës" në Ohër dhe stadiumet që janë në përfundim e sipër në Kavadar, Xhepçisht të Tetovës dhe terreni me bar sintetik në Strumicë, si dhe fillimi i punëve ndërtimore në stadiumin e Shtipit na jep të drejtë të besojmë se mund të shkojmë një hap përpara në drejtim të krijimit të infrastrukturës cilësore në futboll, por gjithashtu të jemi edhe mbështetje për ligat dhe zhvillimin e futbollit te të rinjtë, futsall dhe në konkurencë të femrave. 

"Federata e Futbollit të Maqedonisë me gjasë është institucioni i vetëm sportiv në vendin tonë që në këtë mënyrë, me mjete nga burime të veta dhe nga institucionet ndërkombëtare të futbollit, i realizon projektet e veta dhe asnjëherë nuk do të tradhëtojmë pritjet e klubeve në këtë drejtim. Gjitha harxhimet e parapara për organizim të garave do t'i mbulojmë edhe për gjysmësezonin që na pret nga muaji mars i këtij viti dhe shpresom që kjo të jetë një shtytje për gjitha ekipet që të kontribuojnë edhe më shumë për zhvillimin e futbollit tonë", shprehet presidenit i Federatës së Futbollit të Maqedonisë,Muamed Sejdini. 



   
   
Reprezentacioni A