FFM do të përkrahë Xhani Infantinon në Kongresin e FIFA-s për zgjedhjen e presidentit

Publikuar më 01 Октомври, 2018 Lajme


Vitin e ardhshëm në Paris do të zhvillohet Kongresi i FIFA-s për zgjedhje të presidentit të Asosiacionit Botëror të futbollit. Federata e futbollit të Maqedonisë mbështetjen e saj do t’ia japë presidentit aktual, Xhani Infantinos.

“Besojmë fuqishëm në strategjinë dhe misionin e Xhani Infantinos dhe sinqerisht e mbështesim kandidaturën e tij për president të FIFA-s. FFM-ja do të vazhdojë të japë kontributin e saj në drejtim të realizimit të idevë dhe projekteve të ardhshme të cilat gjithmonë janë të koncentruara në zhvillim të futbollit. Periudhën e kaluar Xhani Infantino dëshmoi se është lider i jashtëzakonshëm, duke zbatuar një sërë të noviteteteve dhe reformave në Asosiacionin botëror të futbollit. Besojmë se presidenti aktual bashkë me ekipin e tij janë të aftë të përballen me sfidat e ardhshme dhe edhe më shumë të përforcojnë integritetin e FIFA-s”, thuhet në letrën e Federatës së futbollit të Maqedonisë.

Kongresi i FIFA-s për zgjedhjen e presidentit do të mbahet më 5 qershor 2019 në Paris.



   
   
Reprezentacioni A