FFM do të ndajë 350 mijë euro për vendin e parë në grup në Ligën e Kombeve

Publikuar më 18 Јули, 2018 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja A e Maqedonisë në shtator fillon ciklin kualifikues për Kampionatin Europian përmes garës së re të UEFA-së, Liga e Kombeve.

Ekipi përfaqësues është në grup me Armeninë, Gjibraltarin dhe Lihtenshtejnin.

Federata e futbollit të Maqedonisë ka sjellë vendim për shpërblim në vlerë prej 350 mijë eurove si premio që do të ndahet nga futbollistët dhe stafin teknik nëse zënë vendin e parë në grup.

Vendi i parë në grup është një prej prioriteteve jo vetëm për futbollistët dhe stafin teknik të përfaqësueses, por edhe për Federatën e futbollit të Maqedonisë. Gjithë janë të bindur se kjo përfaqësuese ka kualitet për vendin e parë në grup.

Kapitenit Goran Pandev dhe bashkëlojtarëve të tij u dëshirojmë shumë fat në ciklin e ri kualifikues.

Ndeshjen e parë Maqedonia e zhvillon më 6 shtator në terren mysafir me Gjibraltarin, ndërsa më 9 shtator në Shkup pason përballja me Armeninë. 



   
   
Reprezentacioni A