FFM do të mundësojë hyrje pa pagesë të nxënësve deri në klasnë e 9-të në ndeshjen Maqedoni-Luksemburg

Publikuar më 06 Октомври, 2014 Lajme


Federata e futbollit të Maqedonisë mundëson hyrje pa pagesë për nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën, për fëmijë pa prind dhe të tillë që vijnë nga familje të goditura sociale për ndeshjen Maqedoni-Luksemburg që do të zhvillohet më 9 tetor në orën 20:45. Fëmijët mund të vijnë në ndeshje së bashku me prind apo tutor, ndërsa nevojitet vetëm të tregonë librezën e shkollës në vendshitjen e biletave të Arenës ‘Filipi i Dytë’ apo në pikën për info në ‘Skopje City Mall’ të marin pa pagesë biletën e tyre.

“Qëllimi i kësaj iniciative është krijimi i shprehisë te të rrinjtë për të shkuar në ndeshje sportive që në moshë më të re, me qëllim që edhe më shumë ta duan futbollin dhe të munden ti shohin prej afër idolët e tyre. Sporti është me rëndësi të madhe në ritjen e drejtë dhe zhvillimin e duhur të një fëmije, për udhëzimin e tij drejtë vlerave të vërteta. Përmes sportit fëmijët shoqërohen në një mënyrë të shëndoshë, krijojnë shprehi të shëndosha, garojnë ndërmjet veti dhe përgatiten për botën e të riturve. Ndërkohë, çdo sportist dhe ekip që mbron ngjyrat e shtetit të vet, që kontribuon në afirmimin e atëdheut, që e bashkon popullin dhe imponon mentalitet fituesi meriton mbështetje”, deklaroi kryetari i FFM-së, Ilço Gjorgjioski.

Tu japim mbështetje futbollistëve tanë në ciklin e ri kualifikues për Euro 2016 dhe së bashku të ngrejmë ndjenjën e përkushtimit ndaj atdheut tonë, duke anuar për Maqedoninë. Përfaqësuesja gjithmonë ka qenë skena ku maqedonasit kanë vërtetuar talentin dhe kualitetin, mirëpo pa ndihmën e kombit, pa mbështetjen e popullit, nuk do të arrijmë të kemi sukses. Tribunat e plota dhe euforia para, gjatë dhe pas ndeshjeve është fitorja jonë e madhe.

Së bashku drejt fitoreve!



   
   
Reprezentacioni A