FFM dhuroi defibrilatorë për ekipet e Ligës e Parë

Publikuar më 02 Септември, 2022 Lajme


Arresti i papritur kardiak është ndoshta një nga shkaqet kryesore të vdekjes së futbollistëve në fushë, dhe ekzaminimet e rregullta të zemrës dhe masat e duhura të ndihmës së parë (si ringjallja e menjëhershme dhe përdorimi i një defibrilatori) mund të ndihmojnë në parandalimin e vdekjes nga problemet e zemrës.

Nw regjistrin e FIFA-s ka shumë vdekjeve të papritura dhe disa vite më parë nisi edhe një fushatë për arrest të papritur kardiak për të përmirësuar nivelin e edukimit të ndihmës së parë mes futbollistëve dhe tifozëve të futbollit në stadiume.

Hapat kryesorë që FIFA i përfshinë në fushatën për parandalimin e vdekjes së papritur kardiake në fushë - kryesisht programet edukative për ringjalljen dhe përdorimin e defibrilatorëve midis mjekëve, trajnerëve dhe lojtarëve, aktivitete që kryhen në vazhdimësi nga Komisioni i Mjekësisë dhe Anti-Dopingut në FFM.

Federata jonë ka shumë vite që punon për edukimin sa më të mirë të mjekëve dhe stafit tonë të futbollit për reanimacion dhe ndërhyrje urgjente.

Të gjithë mjekët që janë anëtarë të ekipeve përfaqësuese të Maqedonisë i nënshtrohen rregullisht trajnimeve për reanimacion dhe komisioni i mjekësisë dhe antidopingut mbron ekzaminimet e detyrueshme dhe të rregullta për lojtarët profesionistë dhe të rinj.

Federata e Futbollit të Maqedonisë, me qëllim të përmirësimit të kushteve në atë pjesë dhe përkujdesjes për shëndetin e futbollistëve dhe pjesëmarrësve në ndeshjet kampionatit vendor, dhuroi defibrilatorë për të gjitha ekipet nga LIGËS SË PARË.




   
   
Reprezentacioni A