Publikuar më 08 Август, 2016 në Lajme
Me iniciativë të seleksionuesit të përfaqësueses A të Maqedonisë, Ilgor Angellovski dhe kapitenëve Goran Pandev e Vanço Shikov, me pajtueshmëri komplete të të gjithë reprezentuesve dje stafit teknik,mjetet finansiare për ftesën e rradhës për ndeshjen kualifikuese me Shqipërinë në tërësi ta japin si donacion për familjet e goditura nga vërshimet katastrofale që në fundjavë ndodhën në rajonin e Shkupit.
“Në emrin tim personal dhe në emër të të gjithë anëtarëve të përfaqësueses së Maqedonisë do të doja të shpreh ngushllimet më të thella për familjet e viktimave dhe gjithë atyre që u goditën nga vërshimet. Me këtë gjest të vogël duam t’u japim mbështetje gjithë atyre që direkt u goditën nga kjo katastrofë natyrore, me shpresë se një gjë e këtillë asnjëherë nuk do të përsëritet”, deklaroi seleksionuesi Igor Angellovski.
Pas ndodhive të fundjavës me vërshimet në rajonin e Shkupit, Federata e futbollit të Maqedonisë do të ndaj donacion mjete për higjenë, dezinfeksion dhe ushqim të konzervuar për familjet e goditura nga katastrofa natyrore.
“Federata e futbollit të Maqedonisë gjithë familjeve të goditura nga vërshimet me këtë gjest dëshiron tu bëjë me dije se do të jetë në dispozicion periudhën e ardhshme për çfardo ndihme logjistike apo humanitare e cila do të jetë e nevojshme. Dëshirojmë të shprehim ngushllimet të sinqerta familjeve që humbën të afërmit e tyre si dhe të ofrojmë ndihmën tonë atyre që kanë më shumë nevojë”, u shpreh presidenti i FFM-së, Ilço Gjorgjioski.