FFM dhe Komuna e Tetovës do të rekonstuojnë stadiumin e Qytetit në Tetovë

Publikuar më 10 Март, 2015 Lajme


Presidenti i Federatës së futbollit të Maqedonisë Ilço Gjorgjioski dhe kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi sot në Tetovë firmosën marrëveshjen për regullimin e marrëdhënieve ndërmjet veti gjatë realizimit të punëve, rekonstruimin dhe revitalizimin e fushës në kuadër të stadiumit, si dhe vendosjen e ndriçimit. Në bazë të marrëveshjes së firmosur, stadiumi i qytetit në Tetovë do të pësojë rekonstruim të terenit dhe vendosja e barrit të ri natyral, ndërsa gjithashtu do të vendosen reflektorët për zhvillimin e ndeshjeve në orar të mbrëmjes.

“Është kënaqësi e madhe që sot në Tetovë firmosëm marrëveshje për realizimin e bashkëpunimit për rekonstruimin e Stadiumit të Qytetit, pjesë e projektit ‘Het Trik 4’ të UEFA-së i cili parasheh rekonstruimin e pesë stadiumeve në vend. Pas Manastirit, Tetova është qyteti i dytë ku ne firmosim kontratë për fillim të aktiviteteve. Ky qytet meriton të ketë stadium modern ku do të zhvilloheshin edhe ndeshje ndërkombëtare, ndërsa dëshira e FFM-së është që bashkarisht me qytetet të përmirësojmë infrastrukturën sportive. Ne si federatë kemi detyrë të ndërtojmë teren modern me drenazhë kualitative dhe sipas standardeve të UEFA-së, si dhe vendosjen e reflektorëve për ndriçim. Komuna duhet të ndërtojë një tribunë të mbuluar minimum me 5 000 vende për tu ulur, si dhe rekonstruim të hapsirave nën tribuna ku duhet të ketë zhveshtore modern dhe hapsirat e nevojshme për një stadium reprezentues. Shpresojmë punët të zhvillohen sipas planit dhe në fund Tetova të ketë një stadium të bukur dhe modern”, deklaroi kryetari i FFM-së, Ilço Gjorgjioski.

Numri një i futbollit vendor vërtetoi qëndrimin e FFM-së për ndihmë në gjithë rajonet e R. Maqedonisë, duke shtuar se secila komunë duhet të plotësojë obligimet e veta që parasheh projekti, nëse duan të kyçen në aktivitetet e reja që FFM do ti realizojë m ndihmë të UEFA-së.

Falënderim deri te Federata e Futbollit për mbështetjen në realizimin e dëshirës tonë shumëvjeçare që më në fund të kemi një stadium të bukur dhe modern. Ne jemi të gëzuar që pas 30 viteve ky stadium do të përjetojë investime serioze dhe Tetova si qytet me tre skuadra në Ligën e Parë do të ketë kushte si meritojnë ekipet dhe tifozët. Me këtë projekt të ri vazhdon bashkëpunimi ynë i shkëlqyeshëm me Federatën e Futbollit me të cilën paraprakisht bashkë ndërtuam terenin e futbollit me bar artificial i cili tani më është në dispozicion të sportistëve. Jemi të sigurtë se sërisht do të kemi sukses edhe në këtë projekt serioz për të cilin kemi mbështetje të madhe nga Federata dhe UEFA”, deklaroi kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.




   
   
Reprezentacioni A