FFM dha donacion paisje dhe rekuizita për kategoritë e reja të klubeve

Publikuar më 02 Ноември, 2017 Lajme


Federata e futbollit të Maqedonisë në pajtim me vendimin e Këshillit Drejtues dhe akordit të firmosur nga klubet e Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë dorëzoi donacion paisje (paisje sportive, rekuizita, topa futbolli) nga mjetet e marra nga Liga e Kampionëve të dedikuara për zhvillimin e futbollit te kategoritë e reja. Pesëmbëdhjetë klubet e konfirmuara prej paraprakisht (Shkëndija, Vardari, Rabotniçki, Renova, Pelisteri, Akademia Pandev, Pobeda, Shkupi, Makedonija Gj.P., Nju Stars, Bellasica, Gostivari, Bregallnica, Sileksi dhe Dardanët) pranuan donacionin në "Shtëpinë e futbollit".
Nga mjetet e Ligës së Kampionëve gjithashtu mbulohen harxhimet për personat zyrtar te të gjithë kategoritë e reja nën ombrellën e FFM-së, ndërsa paguhet pagë mujore për çdo koordinatorë për kategoritë e reja te të gjithë klubet.

"Duke pasur parasysh angazhimin tonë të vazhdueshëm për zhvillimin e futbollit për të rrinjë në pajtueshmëri me planin strategjik të Federatës dhe njëkohësisht rezultatet e shkëlqyeshme të kategorive të reja të ekipeve përfaqësuese që ndikojnë në rritjen e popullaritetit të futbollit te të rrinjtë edhe kësaj here në marrëveshje me klubet vendosëm të japim donacion paisje dhe rekuizita për ato kategori. Jemi të sigurtë se për klubet do të jetë ndihmesë e madhe. Kujdesi për futbollistët e rrinjë është bazë për perspektivë të ndritur për çdo klub", u shpreh sekretari i përgjithshëm i FFM-së, Filip Popovski. 



   
   
Reprezentacioni A