FFM dha donacion mbi 4 000 topa futbolli JAKO për ekipet e shpresave

Publikuar më 26 Септември, 2016 Lajme


Federata e futbollit të Maqedonisë ka dhënë donacion më shumë se katër mijë topa futbolli JAKO për ekipet e reja të Super Ligës, Ligës së Dytë, Ligat rajonale (pionerë dhe pinoerë të rinjë) dhe Liga Rajonale (fatosë dhe fatosë të rinjë). Në hapsirat e ‘Shtëpisë së futbollit’ donacionin e pranuan përfaqësues të 162 ekipeve të cilat garojnë në sistemin e Federatës së futbollit të Maqedonisë.

“Angazhimi ynë është për të mbështetur ata që kontribuojnë për zhvillimin e futbollit prej kategorive më të reja, deri në fillim të karrierës profesionale. Për gjithë ekipet e rëndësishme është kur ka kush t’ju ndihmojë. Do të mundohemi edhe në të ardhmen t’u japim përkrahje të plotë dhe ndihmë klubeve të cilat kushtojnë vëmendje të madhe të ardhmes së futbollit”, u shpreh sekretari i përgjithshëm i FFM-së, Filip Popovski.



   
   
Reprezentacioni A