FFM dha donacion komplet veshje sportive për ekipet e reja në konkurencë të femrave

Publikuar më 08 Март, 2017 Lajme


Federata e futbollit të Maqedonisë u ka dhuruar pajisje sportive (fanella, atlete, maica, tuta dhe topa futbolli) ekipeve të reja të skuadrave të femrave. Në “Shtëpinë e futbollit” donacionin e pranuan  gjithsej 12-të klube që garojnë në kategoritë e reja në ligat e reja për femra. AS Junajted, Koçani, Gaber, Mlladost, Shar Pllaninka, Bilijani Izvori, Xhixhi, Top Gol, Poreçe, Atletiko dhe Tiveria.

Suzana Trpeska nga Shar Pllaninka në lidhje me këtë donacion potencoi rëndësinë e pajisjeve të dhuruara, duke shtuar: “Kjo është shumë pozitive për zhvillimin e futbollit për femra. Falënderim për FFM-në që në këtë mënyrë mundohet të ndikojë në zhvillimin e kategorive të reja në konkurencë të femrave. Ndihma me pajisje sportrive është e rëndësishme jo vetëm për ekipet, por edhe për prindërit e vajzave që ushtrojnë. Në të njëjtën kohë pajisjes janë motiv shtesë për stërvitje”, tha Trpeska.

“Futbolli është sporti i vetëm në fshatin tonë. Ndihma nga Federata e futbollit të Maqedonisë është e rëndësishme për ekipet nga mjediset e vogla sportive. Në skuadrën tonë ushtrojnë rreth 50-të vajza. Ata me padurim presin këtë ndihmë”, u shpreh Qiro Tolev nga KF i femave Gaber nga fshati Vatasha.

Përfaqësuesja e KFF Xhixhi falënderoi Federatën e futbollit të Maqedonisë duke shtuar: “Ky donacion na mundëson gjithë neve që kemi dëshirë për punë në futbollin për femra të kemi fillim të shkëlqyeshëm për krijimin e grupmoshave të talentuara”, thotë Snezhana Trpeska.

Dy muaj më parë Federata e futbollit të Maqedonisë dha si donacion pajisje (pajisje sportive dhe topa futbolli) skuadrave nga Super Liga dhe Liga e Parë (Pionerë, pionerë të rinjë, kadetë dhe juniorë). Në zyrat e “Shtëpisë së futbollit” donacionin e pranuar përfaqësues të 115 skuadrave që garojnë në sistemin e Federatës së futbollit të Maqedonisë. 




   
   
Reprezentacioni A