Publikuar më 28 Ноември, 2020 në Lajme
Për fat të
keq, sot ishim dëshmitar të një incidenti nga një pjesë e tifozerisë të FK
Bregallnica dhe FK Tikves para ndeshjes se ekipeve të tyre në stadiumin e
qytetit në Shtip.
Imazhet që kemi parë sot, për fat të keq, nuk janë në përputhshmëri me porositë që Federata e Futbollit të Maqedonisë vazhdimisht i përcjellë drejt aktorëve të këtij sporti – Jo diskriminimit, JO nacionalizmit dhe gjuhës së urrejtjes, JO dhunës në stadiume dhe fusha të futbollit.
Federata e Futbollit të Maqedonisë e dënon ashpër këtë sjellje të individëve ose një grupi të vogël tifozësh, të cilët dëmtojnë klubet e tyre dhe futbollin në përgjithësi. Aq më tepër që kjo ndodh në një kohë krize shëndetësore që ka ndalesë për grupime. FFM përshëndet reagimin e shpejtë të policisë dhe u bën thirrje institucioneve kompetente për të proceduar të gjithë çështjen.
Federata e Futbollit të Maqedonisë u bën thirrje të gjithë mbështetësve dhe tifozëve të skuadrave në kampionatet vendore, që në këtë kohë mbi të gjitha ti respektojnë masat dhe rekomandimet e autoriteteve shëndetësore për mbrojtjen e shëndetit, ndërsa dërgon mesazh që të bëhet tifo në frymën e “fer play”-it, respektit dhe tolerancës ndaj ekipeve kundërshtare dhe të gjithë dashamirëve të futbollit. Si Federatë e Futbollit të Maqedonisë, gjithmonë do të luftojmë për të parandaluar incidente të tilla si sot.