FFM dënon ashpër çdo lloj të dhunës

Publikuar më 16 Април, 2015 Lajme

Federata e futbollit të Maqedonisë ndjehet përgjegjëse për të reaguar me komunikatë në lidhje me incidentet pas përfundimit të ndeshjes kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë në kategori të juniorëve ndërmjet KF Shkupi 1927 dhe KF Vardari.

Federata e futbollit të Maqedonisë dënon ashpër çdo lloj të dhunës në terenet e futbollit dhe do të vazhdojë të luftojë kundër huliganizmit me gjithë mjetet që ka në dispozicion. Si trup përgjegjës në vend asnjëherë nuk do të pajtohemi me gjuhën e urrejtjes, mos tolerancës, ofenidmeve vulgare dhe secilës mënyrë të dhunës pa kurfarë arsye në llogari të personave apo strukturave të cilitdo klub futbollit.

Komisioni për futbollin e të rrinjëve ka thirur mbledhje të jashtëzakonshme në të cilën do të vendos për pezullimin e terenit të KF Shkupi 1927 dhe klubi do të dorëzohet në Komisionin Diciplinor për shkak të organizimit të dobët të ndeshjes së zhvilluar më 15 prill 2015. Pas kompletimit të dokumentacionit dhe marrjes së deklaratave nga personat zyrtar të ndeshjes (kontrollori,delegati, treshja e referave, përfaqësuesit e dy klubeve dhe një pjesë e futbollistëve).

Komisioni Diciplinor i FFM-së do të ngrejë procedurë kundër gjithë pjesëmarësve në incident.

Federata e futbollit të Maqedonisë punon dhe vepron në pajtueshmëri me rregulloret e përshtatura me sugjerimet e UEFA-së dhe FIFA-s dhe sillet dhe implementohen njëjtë ndaj gjithë pjesëmarëvse në lojën e futbollit në Maqedoni në kuptim më të gjërë të fjalës.

Komisioni për Gara, Diciplionr dhe Komisioni për statut dhe rregullore pranë FFM-së punojnë dhe veprojnë pas raporteve të personave zyrtar të çdo ndeshje dhe masat merren në pajtueshmëri me Rregulloren Diciplinore dhe për Gara të FFM-së të cilat janë të publikuara në revistën zyrtare – Makfutball.

Si deri më tani, thërasim në mirëkuptim, korektësi dhe kthjelltësi në procesin e zgjidhjes së problemeve. Federata e futbollit të Maqedonisë përmes trupave dhe organeve të saj është vendi i vetëm legjitim ku mund të bëhen dhe udhëhiqen politikat zyrtare dhe vendimet e të cilës mund të sjellin ndryshime të caktuara.



   
   
Reprezentacioni A