FFM dëgjoi zërin e të prekurve, shënohet dita botërore e hemofilisë

Publikuar më 19 Април, 2017 Lajme


Dita botërore e hemofilisë shënohet çdo vit më 17 prill, dhe kjo është mundësia më e mirë opinioni të informohet për hemofilinë-gjendje e komplikuar gjenetike që karakterizohet me mungesë të plotë apo zvogëlim të nivelit të faktorëve që marrin pjesë në ndalimin e gjakderdhjes.

Dita botërore e hemofilisë shënohet në gjithë botën, shoqatat tregojnë dhe informojnë për pasojat, familjet, mjediset, ndërsa iniciativës i bashkangiten edhe shumë organizata dhe federata nacionale me qëllim dhënien e kontributit dhe mbështetjes për miliona gra dhe vajza me çregullime të gjakut.

Me këtë rast sot në “Shtëpinë e futbollt” u mbajt press-konferencë në të cilën sekretari i përgjithshëm i FFM-së, Filip Popovski përcolli mesazhin e tij për mbështetje ndaj shoqatës së personave me hemofili në Maqedoni.

“Shoqërimi me rastin e Ditës botërore të hemofilisë për gjithë ne ka karakter edukativ. FFM si institucion me përgjegjësi shoqërore gjithmonë do të mbështesë ngjarje të këtilla dhe do të dërojmë porosinë se gjithë ne dëgjojmë zërin tuaj. Topi i futbollit është mjet që na lidh dhe kalon paragjykimet. Futbolli vërtet ka potencial të ndikojë në shumë gjëra dhe ne jemi falënderues që na keni pranuar në familjen tuaj, me çka kemi mundësinë të flasim zëshëm për hemofilinë”, u shpreh Filip Popovski.

Të pranishmit nga Shoqata e personave me hemofili në Maqedoni bashkë me fëmijët e SHHM-së ndoqën ndeshjen e përfaqësueseve U 16 të Maqedonisë dhe Lihtenshtajnit.



   
   
Reprezentacioni A