Krerët e federatave të Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë u takuan në Durrës. Vendosën të mbështesin familjet e goditura nga tërmeti.
Federata e futbollit të Maqedonisë dhe klubet e Ligës së Parë janë bashkuar me mbështetjen e gjithë të goditurve nga tërmeti që ndodhi në Shqipëri.
Presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini ka vizituar Durrësin, qytetin ku ka lindur dhe jeton homologu i tij, presidenti i Federatës Shqiptare të futbollit, Armand Duka.
"
Bashkë me homologun tim Presidentin e Federatës së futbollit të Kosovës, Agim Ademi qëndruam në rajonin e prekur nga tërmeti në Durrës, ku u pritëm nga miku ynë, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.
"Me dhimbje për ngjarjen e rëndë, i jemi bashkuar FSHF-së për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti.
"Bashkarisht me miqtë tanë nga komuniteti i futbollit marrim përsipër rindërtimin e tre shtëpive të rënuara, për të zbutur sadopak dëmin ndaj familjeve të goditura nga kjo fatkeqësi natyrore", Muamed Sejdini, president i FFM-së.
Numër i madh i sportistëve dhe futbollistëve nga rajoni kanë shprehur keqardhjen dhe kanë treguar solidaritetin e tyre me njerëzit e goditur nga tërmeti, duke ngritur kampanjë për ndihmë dhe mbështetje.