Femrat U 19 luajnë dy ndeshje kundër Shqipërisë

Publikuar më 01 Јули, 2016 Lajme, Deri më 19 vjet Femra


Përfaqësuesja U 19 e femrave të Maqedonisë zhvilloi dy ndeshje kontrolluese kundër Shqipërisë. Në ndeshjen e parë në Korçë, Maqedonia U 19 shënoi fitore me rezultat 5:4, ndërsa në takimin e dytë futbollistet e Shqipërisë triumfuan pranë rezultatit 5:3. 

 Të përzgjedhurat e seleksionuesit Astrit Merko luajtën shkëqlyeshëm në ndeshjen e parë, edhe pse fillimi i takimit u takoi futbollisteve vendase. Shqipëria shënoi dy herë për epërsi 2:0, mirëpo me golat e Sara Husein dhe Elma Shemshoviq arritëm të barazojmë para pauzës. Në vazhdim Shqipëria shënoi gol për epërsi 3:2, ndërsa për përmbysje të plotë u përkujdesën Teodora Dimovska, Elma Shemoshoviq dhe Yllza Maksuti. Rezultati final 5:4 për Maqedoninë u vendos në kohën shtesë. 

 Në duelin e dytë, seleksionuesi i Maqedonisë U 19, Astrit Merko bëri shumë ndryshime në formacion, duke u dhënë shansin për të luajtur gjithë futbollisteve. Shqipëria ishte kundërshtar më i mirë dhe me meritë fitoi. Anastasija Mitrevska shënoi dy gola, ndërsa golin e tretë për Maqedoniën e shënoi Teodora Dimovska.



   
   
Reprezentacioni A