Femrat U 18, Maqedonia fitoi vendin e parë në turneun në Estoni

Publikuar më 05 Мај, 2017 Lajme, Deri më 19 vjet Femra


Përfaqësuesja e femrave U 18 të Maqedonisë ka fituar vendin e parë në turneun zhvillues të UEFA-së në Talin të Estonisë.

Përfaqësuesja e re e drejtuar nga Astrit Merko shënoi dy fitore, në ndeshjen e parë kundër Estonisë 3:1 dhe më pas me penalti kundër Letonisë.

Jana Çubrinovska, Yllza Maksuti dhe Rabia Dervishi ishin autore të golave për Maqedoninë në triumfin kundër Estonisë.

Jana Çubrinovska ishte autore e golit të barazimit në pjesën e dytë të takimit kundër Letonisë. Përfaqësuesja e Maqedonisë fitoren e dytë e siguroi pas ekzekutimit më të mirë të penaltive, me rezultat 3:1. Shemsoviq, Maksuti dhe Belistojanovska realizuan saktë nga pika e bardhë, ndërsa portierja Roçi ndali tre penalti. 



   
   
Reprezentacioni A