Publikuar më 15 Јуни, 2016 në Lajme, Deri më 17 vjet Femra
Në qendrën stërvitore ‘Petar Milloshevski’ në Shkup
nesër starton turneu zhvillues i UEFA-së për femra të moshës deri 17-të vjeç. Në
këtë turne kontrollues, përveç Maqedonisë që drejtohet nga Toshe Nacev, do të
marrin pjesë edhe Azerbajxhani dhe Kroacia.
Dueli i parë i turneut është caktuar për nesër me fillim në orën 11:00, në të cilin Maqedonia përballet me Azerbajxhanin. Ndeshja Kroaci-Azerbajxhan luhet dy ditë më vonë në të njëjtën kohë, ndërsa turneu mbyllet me sfidën Maqedoni-Kroaci më 20 qershor në orën 11:00.
Në vigjilie të turneut zhvillues të UEFA-së që do të zhvillohet në Shkup, seleksionuesi Nacev ka publikuar listën e futbollisteve në të cilat do të llogarisë në këto ndeshje:
- Syarta Roçi AC Junajted
- Dragana Gegova Borec
- Julija Zhiviq Borec
-. Teodora Gjorgjievska Borec
- Marija Belistojanovska Top Gol
- Teodora Bumbarova Konzuli
- Sara Gramatikova Tiverija
- Rabie Dervhishi Dragon
- Jovana Gjorgjioska Top Gol
- Teodora Dimoska Dragon
- Natalija Stoilkoviq Reçica
- Kristina Petrushevska Borec
- Marija Gjorgjieska Borec
- Sindiz Pollozhani Bilijani Izvori
- Teodora Petrovska Top Gol
- Kristina Nikollovska Borec
- Marija Xhevalkova Tiverija
- Ivana Nikollova Tiverija
- Nadica Kosteska Istatov