FEMRAT: MAQEDONIA FITOI NJË PIKË KUNDËR ESTONISË

Publikuar më 16 Јуни, 2014 Lajme, Reprezentacioni A I Femrave

Përfaqësuesja e femrave të Maqedonisë ka ndërprerë serinë e disfatave në kualifikimet për Kampionatin Botëror në Kanada. Kundër Estonisë në Talin, Maqedonia luajti baraz 1:1.

Natasha Andonova në minutën e 39-të shënoi golin për Maqedonisë. Vendasit avansuan në minutën e tretë me golin e Kartin Lo. Të dyja kombëtaret kishin 31 tentime për të shënuar gol, me Maqedoninë që kishte 14-të goditje drejt portës kundërshtare. Pika e fituar në Talin është e para për përfaqësuesen e drejtuar nga Dobre Dimovski në këtë cikël kualifikues për KB në Kanada. Maqedonia është në grup me Spanjën (22), Italinë (19), Çekinë (8), Rumaninë (5) dhe Estoninë (4). Ndeshjen e radhës Maqedonia e zhvillon kundër Çekisë më 18 qershor në Pragë.

Në ndeshjen kundër Estoninë, Maqedonia luajti me këtë formacion:

Froska Kostova, Aneta Georgieva, Katerina Milevska (Aleksandra Markovska 86’), Dragana Kostova, Stefani Skerlevska, Gentiana Roçi, Lençe Andreevska, Natasha Andnonova, Afrodita Salihi, Nakshie Krivanjeva (Simona Krstanovska 74’), Tanja Mitrevska (Ana Veselinova 90’).


https://www.youtube.com/watch?v=tTLumPLlZZE




   
   
Reprezentacioni A