Publikuar më 26 Ноември, 2014 në Reprezentacioni A I Femrave
Në ndeshjen e sotme në Telki, përfaqësuesja A e femrave të Maqedonisë humbi nga Hungaria me rezultat të thellë 8:0 (3:0).
Maqedonia ndeshjen e nisi me këtë formacion: Olgica Arsova në portë, në sulm luajtën Afrodita Salihi dhe Gentiana Roçi, mesfushën e përbënë Katerina Milevska, Lençe Andreevska, Sijçe Andonova dhe Natasha Andonova, ndërsa në mbrojtje u reshtuan Stankica Atanasova, Dragana Kostova, Monika Todorovska dhe Milka Arsova.
Në këtë ndeshje seleksionuesi u dha shansë për të luajtur të gjithë futbollisteve, shfrytëzoi mundësinë për 6 zëvendësime, ndërsa nuk bëri lëvizje vetëm në portë.
Golat për përfaqësuesen e Hungarisë i shënuan: Zsanet Jakabfi penal 14’, Lila Sipos 18’, 75’ dhe 83’, Dora Zeler 28’, Angela Humel Smuzcler penal 60’, Fani Vago 69’ dhe Henrieta Scizar 81’.