Femrat e Maqedonisë të premten presin Austrinë në Arenën Nacionale

Publikuar më 07 Ноември, 2019 Lajme, Reprezentacioni A I Femrave

Kiril Izov: Austria është favorit, mirëpo shpresoj të luftojmë gjithë ndeshjen

Përfaqësuesja A e femrave të Maqedonisë të premen kundër Austrisë në Arenën Nacionale "Todor Proeski" vazhdon ndeshjet eliminatore për Kampionatin Europian. 

Seleksionuesi i Maqedonisë, Kiril Izov thotë se përgatitjet shkojnë në mënyrën më të mirë dhe shpreson në luftë të denjë gjatë gjithë ndeshjes edhe pse do të luajmë të dobësuar pa kapitenen Natasha Andonova dhe Romana Trajkovskën. 

"Tashmë disa ditë përgatitemi në Shkup për ndeshjen e rradhës me Austrinë. Përfaqësuesja jonë në këtë ndeshje do të jetë e dobësuar pasi nuk mund të llogarisim në shërbimet e kapitenes Natasha Andonova shkaku i lëndimit, ndërsa për arsye të njejta mungon edhe Romana Trajkovska. Austria posedon përfaqësuese të fortë, janë favorite për fitore në ndeshjen e nesërme, mirëpo megjithatë shpresoj të luftojmë denjësisht gjatë gjithë 90-të minutave për të performuar ndeshje të bukur futbolli në Arenën Nacionale", deklaroi seleksionuesi Kiril Izov. 


Në grupin tonë lider është Austria me 6 pikë (dy ndeshje), Serbia ka gjithashtu 6 pikë (tre ndeshje), Franca 3 pikë (një ndeshje), Maqedonia 3 pikë (tre ndeshje) dhe Kazakistani nuk ka asnj pikë (tre ndeshje). 

Ndeshja e përfaqësueseve të femrave Maqedoni-Austri luhet të premten në orën 18:00 në stadiumin nacional 'Todor Proeski" në Shkup. 



   
   
Reprezentacioni A