Publikuar më 28 Февруари, 2020 në Reprezentacioni A I Femrave
Përfaqësuesja A e femrave të Maqedonisë do të ketë grumbullim më 1 mars në vigjilie të ndeshjes kualifikuese me Serbinë, e cila do të zhvillohet më 6 mars në Llazerevac të Serbisë me fillim në orën 18:00.
"Pas pauzës disa mujore pa ndeshje kualifikuese, na pret ndeshje si mysafir me përfaqësuesen cilësore të Serbisë. E njohim mirë kundërshtarin, kemi analizuar gabimet nga dueli i tetorit në Shkup dhe të gjithë jemi shumë të motivuar të zhvillojmë ndeshje shumë më cilësore në Llazerevac. Edhe pse nuk jemi të kompletuar, pasi mungojnë shkaku i lëndimeve Eli Jakoska dhe Maja Angelovski, sinqerisht shresoj se gjithë futbollistet tjera të ftuara do të japin maksimumin në tentimin për të nxjerrë rezultat pozitiv përballë rivalit të fortë", deklaroi seleksionuesi i përfaqësueses A të femrave të Maqedonisë, Kiril Izov.
Për ndeshjen me Serbinë janë ftuar këta futbolliste:
Viktorija Pançurova (KFF Tiverija), Aleksandra Ristovska (KFF Tiverija), Ane Bosheska (KFF Tiverija), Teodora Dimoska (KFF Tiverija), Ivana Nikollova (KFF Tiverija), Syarta Reçi (KFF AS Junajted), Yllza Maksuti (KFF AS Junajted), Magdalena Lekoska (KFF QS Istatov), Jana Çubrinoska (KFF Despina), Katerina Mileska (KFF Despina), Rabija Dervishi (KFF Kamednica Sasa), Pavlinka Nikollovska (KFF Kamenica Sasa), Marjana Naceva (KFF Kamenica Sasa), Hristina Joshevska (KFF Kamenica Sasa), Hava Mustava (KFF Shkëndija), Elma Shemsoviq (KFF Dragon 2014), Natasha Andonova (Leavnte-Spanjë), Gentijana Roçi (Kups-Finlandë), Julija Zhiviq (Nea Salamanka-Qipro), Romana Trajkovska (Rapersvil Jona-Zvicër).