Femrat e Maqedonisë munden nga Austria

Publikuar më 08 Ноември, 2019 Lajme, Reprezentacioni A I Femrave


Përfaqësuesja A e femrave të Maqedonisë ka pësuar humbje 3:0 nga Austria në duelin e xhiros së katërt të eliminatoreve për Kampionatin Europian. Top favoriti i grupit, Austria vërtetoi këtë epitet në arenën nacionale "Todor Proeski" në Shkup, duke ruajtur efektin e 100% të fitoreve në grup. 

Pjesa e parë kaloi me dominim të mysafireve, që siguruan epërsi 2:0. Rezultati u hap në minutën e 35-të kur Bila shënoi nga penaltia, pasi paraprakisht Angellovska shkaktoi faul në zonën e rrezikut. Në sekondat e fundit të pjesës së parë, Makas asiston ndërsa Zadrazhil shënon në rrjetë të Pançurovas për dyfishim të rezultatit. 

Vashat e vendit u mbrojtën mirë në pjesën e dytë deri në minutën e 78-të kur Dunst pas një solo aksioni shënon gol për rezultat final 3:0. 

Maqedonia: Pançurova, Bosheska, Angelovska, Nikollovska (Dimoska 61'), Zhiviq, Ristovska, Shemshoviq (Mustafa 56'), Jakovska, Mileska, Maksuti, Roçi. 
Seleksionunes: Kiril Izov



   
   
Reprezentacioni A