Femrat e Maqedonisë do të luajnë dy ndeshje eliminatore ndaj Anglisë dhe Luksemburgut

Publikuar më 06 Април, 2022 Lajme, Reprezentacioni A I Femrave


Përfaqësuesja A e femrave të Maqedonisë në muajin prill i vazhdon eliminatoret europiane për kualifikim në Kampionatin Botëror që do të mbahet në Australi dhe Zelanden e Re në vitin 2023.

Në kuadër të grupit D të eliminatoreve europiane, Maqedonia do të luajë dy ndeshje kundër Anglisë dhe Luksemburgut. Ndeshja kundër Anglisë do të luhet me 8 prill në arenën “Todor Proeski” në Shkup, duke nisur nga ora 20:00.

Me 12 prill nap ret ndeshja kundër Luksemburgut në stadiumin “Emile Mayrisch” me fillim nga ora 18:00.

Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Kiril Izov, ka ftuar këto futbolliste:

Portiere: Viktorija Pançurova (Tiverija), Magdalena Lekoska (Luboten), Lina Samarxhievska (Vahjo, Suedi);

Mbrojtëse: Ane Bosheska (Tiverija), Ivana Nikollova (Tiverija), Teodora Gjogjievska (Borec), Pavlinka Nikollovska (Kamenica Sasa), Hristina Joshevska (Kamenica Sasa), Julija Zhiviq (Rijeka, Kroaci), Daniela Veleska (Rijeka, Kroaci), Katerina Mileska (Despina);

Mesfushore: Sara Vellkova (Tiverija), Elma Shemsoviq (Borec), Hava Mustafa (Shkëndija), Natasha Andonova (Levante, Spanjë), Elena Petrovska (Luboten), Aleksandra Markovska (Luboten);

Sulmuese: Angella Stojkovska (Skopje 2014), Kristina Petrushevska (Istatov 2015), Radica Çoneva (Istatov 2015), Yllza Maksuti (As Junajted), Afrodita Salihi (Skopje 2014), Gentijana Roçi (Kups, Finlandë), Eli Jakovska (Mitrovicë, Kosovë); 




   
   
Reprezentacioni A