Publikuar më 30 Јуни, 2014 në Deri më 19 vjet Femra
Mysafirë të turneut do të jenë përfaqësueset e Bullgarisë dhe Serbisë. Të gjitha ndeshjet do të luhen në terenet e kompleksit të FFM-së, ‘Shtëpia e Futbollit’ me këtë orar:
01.07.2014 në orën 10:00 Maqedoni – Bullgari
02.07.2014 në orën 10:00 Bullgari – Serbi
03.07.2014 në orën 10:00 Maqedoni – Serbi
Për këtë grumbullim janë ftuar këta futbolliste: Matea Manojllovksa, Sashka Kokallovska, Stefani Skerlevksa, Aleksandra Markovska, Arlinda Adili, Simona Krstanovska, Ane Boceska, Natasha Lefkova, Ana Mickovska, Shqipe Bojku, Elena Nakoska, Ali Elmedina, Violeta Jançeva, Simona Dameska, Aleksandra Simonovska, Evgenija Tapovska, Teodora Kiranova, Enhi Sherifi, Daniela Veleska dhe Angela Peeva.
Grumbullimi i parë ishte më 27 qershor, të gjithë futbollistet e fturara kanë arritur, nuk ka të lënduara dhe atmosfera në mesin e futbollisteve dhe stafit teknik është në nivelin më të lartë të mundshëm. Qëllimi i këtij turneu zhvillues është që të vlerësohet potenciali i futbollisteve. Rezultati nuk është në plan të parë. Duam që të komponojmë ekip e cila do të jetë në mundësi që me kualitet të na prezantojë në turneun kualifikues në Portugali, ku do të luajmë në shtator në një konkurencë të fortë me Portugalinë, Rusinë dhe Bjellorusinë”, deklaroi seleksionuesi, Astrit Merko.
Ndryshe, reprezentueset do të marin pjesë edhe në aktivitetet e organizimit të Fudballordrom në komunën Aerodrom, e cila organizon aktivetete të lidhura me Kampionatin Botëror në Brazil. Në hapsirat pas vendit ‘Tri Biseri’ në Aerodrom, reprezentueset e Maqedonisë do të jenë pjesë e garës në gjuajtje precize, edhe atë të martën (1.07.2014) në periudhën prej orës 20:00 deri në orën 20:30.