Publikuar më 20 Септември, 2022 në Lajme
Federata e Futbollit të Maqedonisë, në bashkëpunim me UEFA-n, organizoi seminarin për arbitre femra (teoria e rregullave të lojës së futbollit).
Seminari u zhvilua në Hotelin Hilton. Ligjërues dhe instruktor i seminarit ishte anëtarja e bordit të arbitrave të UEFA-s, por edhe përgjegjëse për gjyqtaret femra në Evropë, Dagmar Damkova nga Republika Çeke.
Gjyqtaret femra të Maqedonisë patën mundësinë të njihen me metodat e punës që përdoren dhe aplikohen në garat ndërkombëtare nën ombrellën e UEFA-s.
Federata e Futbollit të Maqedonisë për herë të parë organizoi seminar për gjyqtaret tona femra.