Federata e futbollit të Maqedonisë mbështet futbollistin e ri Kristijan Stoilkov

Publikuar më 04 Март, 2016 Lajme


Gjithë punëtorët e futbollit me vëmendje të madhe janë duke ndjekur gjendjen shëndetësore të portierit të ri të Horizont Turnovës, Kristijan Stoilkov, i cili përjetoi lëndim të rëndë të kokës në ndeshjen kontrolluese me Bregallnicën të luajtur në muajin janar.

Më qëllim për t’i dhënë mbështetje për shërim sa më të shpejtë dhe të suksesshëm këtij portiere të ri dhe të talentuar, komplet administrate e futbollit, me mbështetje të reprezentuesve dhe Federatës së futbollit të Maqedonisë kanë nisur aksion për donacion të mjeteve finansiare për qëllim të grumbullimit të kushteve më të mira për rehabilitimin e Kristijanit. Nëse do të shfaqet nevoja për mjete shtesë për mjekim, Këshilli Drejtues i FFM-së do të caktojë një shumë sipas nevojës.

Sinqerisht shpresojmë se mjetet që do të jepen si donacion nga ana e Federatës së futbollit të Maqedonisë do të kontribuojnë për shërim të plotë të këtij futbollisti të ri dhe se do të ndihmojnë për realizimin e dëshirës së tij dhe tonën, Kristijani sërisht të rikthehet të qëndrojë në portë.



   
   
Reprezentacioni A