Publikuar më 21 Октомври, 2014 në Lajme
Nikollço Delov, President i Lidhjes për sport dhe rekreacion të invalidëve nga Kavadari sot në ‘Shtëpinë e futbollit’ pranuan donacionin gjegjësisht fanellat e ekipit përfaqësues nga ana e Federatës së futbollit të Maqedonisë. Donacioni modest nga Federata e futbollit të Maqedonisë u dedikohet sportistëve të cilët në çdo paraqitje të tyre gjithmonë duhet të luftojnë kundër dy faktorëve. E para përballë kundërshtarit të tyre sportive dhe e dyta kundër hendikepit të tyre. Sportistë të cilët ofrojnë inspirim dhe respekt që mund të ofrojnë vetëm kampionë të vërtetë.
“Për ne sporti është i rëndësisë së madhe në qëllimi fizoterapeute, përmirësim dhe dinamikë lëvizëse motorike. Prej sot kemi ekip të vërtetë, jemi të lumtur që me përgatitje të njëjta do të garojmë në ndeshjes sportive. Ju falemenderojmë për mirëkuptimin dhe humanitetin e treguar”, deklaroi President i Lidhjes për sport dhe rekreacion të invalidëve nga Kavadari, Nikollço Delov.
Filip Popovski, ushtruesi i detyrës sekretar i përgjithshëm i FFM-së ceki se federata në kuadër të mundësive të veta gjithmonë do të respektojmë përgjegjësinë sociale dhe shoqërore, posaçërisht për persona me hendikep jetësor.
“Këta sportistë në anën e tyre gjithmonë kanë një përparësi të madhe. Në fund ata janë fitues pa marë parasysh në cilin vend kanë përfunduar garën e tyre. Për ne është kënaqësi që mundemi të ndihmojë që ata vërtet të ndjehen si skuadër e vërtetë dhe gjithmonë do t’i mbështesim. Sigurimi i këtij donacioni është rezultat i përcaktimit të FFM-së për përgjegjësi sociale-shoqërore dhe një prej qëllimeve kryesore për krijimin e lidhjes të atyre që ju nevojitet ndihmë me ata që mund të ndihmojnë”, tha ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm të FFM-së, Filip Popovski.