Fazlagiq: Maqedonia do të jetë edhe më e mirë në të ardhmen

Publikuar më 03 Септември, 2021 Lajme


Udhëheqësi i ri i përfaqësueses U21, Dragi Kanatlarovski nesër nga ora 10 do të ketë stërvitjen e fundit me futbollistët e tij para nisjes për në Ohër.

Në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër, Maqedonia U21 do të luaj kundër Serbisë me 7 shtator me fillim nga ora 16:00 në kuadër të xhiros së dytë të ciklit eliminatorë për Kampionatin Europian që do të zhvillohet në vitin 2023 në Rumani dhe Gjeorgji.

Futbollisti i Zhilinës dhe pjesë e përfaqësueses U21, Enis Fazlagiq, ka dhënë opinionin e tij për ndeshjen me Francën dhe ndau pritshmëritë për takimin me Serbinë.

- Nuk luajtëm në nivelin që duhej, jemi të vetëdijshëm për gabimet tona. Franca është një përfaqësuese shumë e fortë, atë e treguan dhe e konfirmuam në ndeshjen e mbrëmshme. Ka shumë futbollist cilësor, të cilët luajnë në skuadrat më të forta europiane, por kjo nuk është justifikim për lojën tonë jo të mirë, ne duhej të luanim në një nivel më të lartë. I respektuam tejmase, bëmë disa gabime, i lejuam të luajnë dhe ta tregojnë kualitetin e tyre. Ndeshja kundër Serbisë, do të jetë më ndryshe në krahasim me takimin me Francën. Luajmë në terren vendas, para publikut tonë në Ohër. Ajo është një motiv i madh për ne që të tregohemi në nivel të lartë dhe të fitojmë pikë. Kemi komunikim përfekt me seleksionuesin e ri edhe pse kishim kohë të shkurtë për tu njohur dhe të përgatitemi për ndeshjet. Gradualisht na prezanton idetë dhe mendimet e tij dhe beson në cilësitë e kësaj përfaqësuese. Mund të presim vetëm një Maqedoni më të mirë në të ardhmen. Serbia është përfaqësuese kualitative, humbën nga Ukraina në fushë të tyre, por ai rezultat nuk e shfaq cilësinë e tyre. 




   
   
Reprezentacioni A