Fat dhe sukses ekipeve tona në Europë, apel për tifo fer dhe korekte

Publikuar më 10 Јули, 2018 Lajme


Federata e futbollit të Maqedonisë në vigjilie të ndeshjeve eliminatore të ekipeve tona në Kupat europiane, Ligën e Kampionëve dhe Liga Europa, apelon për anim fer dhe korekt të tifozëve dhe dashamirëve të futbollit të cilët do të jenë të pranishëm në stadiumet për të ndjekur ndeshjet e Shkëndijës, sonte në Arenën nacionale në Shkup përballë TNS-së së Uellsit dhe takimit të nesërm të Rabotniçkit kundër Honvedit në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski”.

Bëhuni mbështetje për klubin tuaj pa incidente, me sjellje të arsyeshme dhe pa ofendime, pa nacionalizëm dhe pa diskriminim. Këto janë qëllimet kryesore të gjithë pjesëmarrësve në futbollin e Maqedonisë dhe futbollin europian. Si gjithmonë, FFM apelon deri të gjithë mbështetësit e vërtetë të futbollit në Maqedoni, se në terren futbolli është në rradhë të parë! Le të na bashkojë gëzimi që bart futbolli.

Gjithë përfaqësuesve të tanë në Kupat Europiane u dëshirojmë shumë fat dhe sukses. 



   
   
Reprezentacioni A