Eva Paskuer: Lidershipi i Gjorgjioskit solli rezultate

Publikuar më 04 Март, 2016 Lajme

Në Kuvendin e Regullt të Federatës së futbollit të Maqedonisë që do të zhvillohet nesër do të merr pjesë përfaqësuesja e FIFA-s për asosiacione kombëtare, Eva Paskuer.

Përfaqësuesja e lartë e FIFA-s periudhën e kaluar ka marrë pjesë në përpunimin e planin strategjik të Federatës së futbollit të Maqedonisë.

“Një kohë të gjatë ndjek punën e Federatës së futbollit të Maqedonisë, më vjen mirë që marëdhëniet në federatë janë në nivel të lartë. Kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm, ndërsa këtë e vërtetuam me theks të veçantë periudhën e kaluar kur bashkarisht përpunuam planin strategjik të FFM-së. Dokument shumë i rëndësishëm që do të prezantohet në Kuvendin e Rregullt vjetor. Ajo që dua të potencoj është korniza kohore e qëllimeve të parapara. Është e pamundur të bëhet rezultat i lartë për tre vite. Unë jam e njoftuar në detale me programën tuaj për futbollistë të rinjë, akademinë e futbollit, programën për edukim të trajnerëve dhe projektet për infrastrukturë, që janë punë kyçe për të sjellur rezultat. Ju keni administratë të shkëlqyeshme dhe president i cili plotësisht i është përkushtuar zhvillimit të futbollit. Lidershipi i Gjorgjioskit dhe energjia e përbashkët do të sjellë rezultate”, deklaroi Paskuer. 



   
   
Reprezentacioni A