Publikuar më 23 Април, 2021 në Lajme
Bordi
ekzekutiv i UEFA-së sot përmes një video konferencë ka sjellur vendim për
ndryshime të qyteteve nikoqire të Kampionatit Europian 2020. Katër ndeshje që
sipas programit duhej të luheshin në Bilbao, të njejtat zhvendoset të
zhvillohen në stadiumin e Seviljes, ndërsa tri ndeshje që duhej të luhen në
Dublin janë ndarë të zhvillohen në Sent Petersburg dhe Londër.
Komiteti Ekzekutiv në UEFA e konfirmoi organizimin e EURO 2020 në Mynhen dhe pranoi vendimin nga autoritetet lokale për pjesëmarrjen e të paktën 14.500 spektatorëve në ndeshjet e Mynihut. Andaluzia mbështeti Seviljen si nikoqir dhe pranoi një kapacitet prej 30 përqind të stadiumit për tre ndeshje të Grupit E dhe një ndeshje çerekfinale.
Tre ndeshjet e grupit E që duhej të luheshin në Dublin, zhvendosen në Sent Petersburg. Ndeshja nga 1/16 e finales që ishte programuar të luhet në Dublin, do të zhvillohe tashmë në Vembli te Londrës.
Kur është në pyetje Bilbao, pas vendimit të autoriteteve lokale ishte e qartë që spektatorët nuk do të mund të ishin pjesë e ndeshjeve në atë qytet dhe UEFA me ndihmë nga Federata e Futbollit të Spanjës propozoi për të ndryshuar qytetin nikoqir.
- Ne shumë vëmendje bashkëpunojmë me federatat dhe autoritetet lokale që të sigurojmë një atmosferë të mirë të kampionatit. Me të vërtetë jam i kënaqur që do të presim spektaktorë në të gjithë ndeshjet”, ka deklaruar presidenti i UEFA-së, Aleksandar Çeferin.