EURO 2020: Përfaqësuesja e Maqedonisë humb 2:1 nga Ukraina

Publikuar më 17 Јуни, 2021 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja e Maqedonisë ka humbur me rezultat 2:1 nga Ukraina në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Kampionatin Europian. Përfaqësuesja jonë zhvilloi një lojë të shkëlqyeshme në pjesën e dytë, por pas 45 minutave të para kishim negativë prej dy golave dhe nuk arritëm që të evitojmë disfatën.

Ezgjan Alioski shënoi golin për Maqedoninë, Stole Dimitrievski arriti të mbrojë penallti.

Rastin e parë e kishte Ukraina në minutën e 8-të përmes Malinovskit, por gjuajtjen e këtij të fundit arriti ta mbrojë Stole Dimitrievski.

Tentimin e parë për gol ne e regjistruam në minutën e 15-të, por gjuajtja e Enis Bardhit nga distanca u bllokua. Dy minuta më vonë, Elif Elmas kishte një rast brenda zonës së ukrainasve, por topi u ndal në rrjetën e jashtme.

Portieri jonë Dimitrivski në minutën e 24-të reagoi bukur pas gjuajtjes së kapitenit të Ukrainës, Jarmolenko, ndërsa katër minuta më vonë sërish Dimitrievski e ndal Jarmolenkon, duke devijuar topin në rëvënie këndore. Por, pas ekzekutimit të rëvënies këndore, Jarmolenko u gjet i vetmuar në anën e djathtë të golit, duke shënuar për 1:0 në minutën e 29-të.

5 minuta më vonë, përfaqësuesja e Ukrainës avansoi në 2:0 me golin e Jaremçuk, me këtë të fundit që mori një asist përfekt nga Zinçenko.


Në minutën e 38-të, kapiteni Goran Pandev gjeti rrjetën e Ukrainës, por goli u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Deri në fund të pjesës së parë, Ukraina kishte një rast të mirë, por Stole Dimitrievski doli të jetë i suksesshëm.


Në minutën e 47-të, kishim rast 100%, por Arijan Ademi nuk arriti të shfrytëzojë. Në anën tjetër Malinovski nga gjuajtja e lirë goditi fortë, por Dimitrievski sërish reagoi bukur.

Në minutën e 54-të, Aleksandar Trajkovski godet traversën, ndërsa nga devijimi i topit kundër Pandev u bë një ndërhyrje e palejuar, me arbitri që akordoi penallti për Maqedoninë.

Portieri i Ukrainës arriti të mbrojë gjuajtjen e Ezgjan Alioskit, por me devijimin e topit, reprezentuesi jonë nuk gaboi, duke çuar në rrjetën topin, duke ngushtuar kështu diferencën në 2:1. Në minutën e 69-të, realizuam një aksion përfekt të kombinuar nga Ademi dhe Elmas, por reagoi mirë mbrojtja e Ukrainës.


Në minutën e 76-të, Ukraina kishte rast të mirë për rezultat 3:1, por nuk e goditi topin mirë Cigankov. Në të 83-tën, Stole Dimitrievski arriti të mbrojë penallti. Pasi pa pamjet në VAR, arbitri akordoi penallti, pasi sipas tij Avramovski ndali me dorë një top brenda zonës tonë.

Malnivski morë përgjegjësinë për të gjuajtur, por Dimitrievski konfirmoi klasin e tij. Në minutat shtesë, Aleksandar Trajkovski kishte një gjuajtje të fortë, por i pa fat, pasi topi kaloi skaj portës së Ukrainës.

MAQEDONIA: Dimitrievski, Ristovski, Musliu, Velkovski (Ristevski), Nikollov (46’ Trajkovski), Alioski, Bardhi (78’ Avramovski), Ademi, Spirovski (46’ Çurlinov), Elmas, Pandev;

Seleksionues: Igor Angellovski

UKRAINA: Bushçan, Stepanenko, Jarmolenko, Malinovski, Jaramçuk, Sharapenko, Zabarni, Mikolenko, Zinçenko, Karavev, Matvienko,;

Seleksionues: Andrej Shevçenko.



   
   
Reprezentacioni A