EURO 2020: Maqedonia mëson emrat e rivalëve në grup nëse siguron kualifikim në Kampionatin Europian

Publikuar më 30 Ноември, 2019 Lajme, Lajme


Përfaqësuesja e Maqedonisë në ceremoninë e shortit në Bukuresht ka mësuar emrat e kundërshtarëve të mundshëm në grupin e Kampionatit Europian. Maqedonia nëse kualifikohet do të gjendet në grupin “C” bashkë me Holandën, Ukrainën dhe Austrinë, por në këtë grup do të gjendemi vetëm nëse Rumania, një prej organizatorëve të EURO 2020 nuk siguron kualifikim në grumbullimin kontinental përmes Ligës së Kombeve.

Nëse ndodh që Rumania të kualifikohet në Kampionatin Europian, atëherë Maqedonia do të gjendet në grupin më të fortë, “F” bashkë me Gjermaninë, Francën dhe Portugalinë. 

Ndeshjet e grupit “C” do të luhen në Amsterdam dhe Bukuresht, ndërsa ato të grupit “F” i njohur si “grupi i vdekjes” ndaj kampiones së Europës, Portugalisë, përfaqësueses më të trofshme europiane, Gjermanisë dhe kampiones aktuale të botës, Portugalisë do të luhen në Munih dhe Budapest. 

Kualifikimin në Kampionatin Europian të vitit 2020, përfaqësuesja e Maqedonisë do ta kërkojë së pari përmes gjysmëfinales së Ligës së Kombeve kundër Kosovës në terren vendas, ndërsa më pas pason finalja në terren të fituesit të duelit Gjeorgji-Bjellorusi.

Kampionati Europian i vitit të ardhshëm do të luhet në 12-të qytete të ndryshme në gjithë Europën. Eventi do të hapet në Romë, me ndeshjen e parë të grupit “A” ndërmjet Italisë dhe Turqisë.

Grupi A: Itali, Truqi, Zvicër dhe Uells;

Grupi B: Danimarkë, Belgjikë, Rusi dhe Finlandë;

Grupi C: Holandë, Ukrainë, Austri dhe fituesi i play off-it të Ligës D (A),

Grupi D: Angli, Kroaci, Çeki dhe fituesi i play off-it të Ligës C;

Grupi E: Spanjë, Suedi, Poloni dhe fituesi i play off-it të Ligës B;

Grupi F: Portugali, Francë, Gjermani dhe fituesi i play off-it të Ligës A (D).



   
   
Reprezentacioni A