Publikuar më 23 Јуни, 2017 në Lajme, Deri më 21 vjet
Përfaqësuesja U 21 e Maqedonisë ka mbyllur pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian në Poloni me disfatë nga Portugalia. Në rethin tretë të grupit B Maqedonia humbi 4:2 nga Portugalia.
Maqedonia dhe Serbia fituan nga një pikë në grupin B, në të cilin Spanja shënoi tre fitore maksimale, ndërsa Portugalia u ndal e dytë me 6 pikë.
Enis Bardhi në minutën e 40-të me bombë të vërtetë nga 25 metra mposhti portierin kundërshtar Varela për gol të parë të Maqedonisë në këtë ndeshje. Kire Markovski në pjesën e dytë shënoi golin e dytë për Maqedoninë
Maqedonia pas vetëm dy minutave lojë u gjet në negativë. Portugezët kishin start furioz, pas një harkimi nga këndi të Meiderosit, Edgar Ie me kokë shënon në rrjetë të Shishkovski.
Portugalia në minutën e 22-të siguroi epërsi 2:0. Autor i golit të dytë ishte Bruma, i cili arriti të realizojë në mënyrë efektive me goditje të bukur nga jashta zonës, pasi paraprakisht kaloi disa mbrojtës të Maqedonisë Në minutën e 30-të Ribin Neves kishte mundësi të mirë për të rritur epërsinë në 3:0, mirëpo Shishkovski me pritje fantastike shpëtoi portën e tij.
Maqedonia arriti të zbusë negativën në minutën e 40-të kur Enis Bardhi krijoi hapsirë dhe me goditje precize nga distanca shënon golin e tretë për Maqedoninë në këtë Kampionat Evropian, ndërsa të dytin personal pas atij debutues kundër Serbisë në xhiron e dytë.
Portugalia në minutën e 57-të ktheu përparësinë prej dy golave. Medeirosh bukur asistoi para zonës, ndërsa Daniel Podense realizoi për 1:3.Paqartësia në rezultat u kthye në minutën e 80-të kur Kire Markovski arriti të shënojë golin e parë në Euro 2017, për rezultat 2:3, ndërsa parapriu akison i bukur përmes Elif Elmasit që asistoi saktë për sulmuesin e Rabotniçkit.
Deri në fund Maqedonia kishte disa gjysmëraste, mirëpo golin e gjetën portugezët. Luhej koha shtesë kur Bruma gjendet mirë në një rëmujë në zonë dhe me goditje precize shënon për rezultat final 2:4. Mirëpo, edhe përkundër fitores së Portugalisë këta nuk kanë gjasa për kualifikim në gjysmëfinale, pasi shkaku i goldiferfencës nuk mund të jenë ekipi më i mirë i vendit të dytë edhe përkundër 6-të pikëve të fituara.
MAQEDONI-PORTUGALI 2:4 (1:2)
MAQEDONIA: Shishkovski, Popzllatanov, Murati, Zajkov, Bardhi, Nikollov, Babunski (Markoski 73’), Bejtullai, Radeski (Musliu 28’), Gjorgjiev, Angellov (Elmas 57’);
PORTUGALIA: Varella, Kanselo, Je, Figueiredo, Neves, Podense (Jota 69’), Pasiensia, Medeirosh, Reboko (Rodrigez 13’), Sançez (Horta 55’), Bruma;