Publikuar më 19 Јуни, 2017 në Lajme, Deri më 21 vjet
Seleksionuesi i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski në press konferencën zyrtare para ndeshjes me Serbinë në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve në Kampionatin Evropian për të rinjë në Poloni paralajmëroi se futbollistët do të mundohen të luajnë në nivelin e njejtë si në takimin me Spanjën.
"Ne jemi të koncentruar vetëm në lojën tonë dhe jo në atë të kundërshtarit edhe pse shumë mirë e dijmë se kanë individë që luajnë në Angli, Gjermani e Itali. Pas humbjes nga Spanja u thash futbollistëve edhe më tej fuqishëm të besojnë në kualitetet e tyre, të mbajnë kokën lartë me krenari. Do të vashojmë edhe më tej të ruajmë shpirtin ekipor në përfaqësuese, ngjashëm si ishte edhe në ndeshjen e parë me Spanjën edhe pse humbja e thellë bart shije të hidhur. Gjithsesi do të luajmë lojë ofenzive, pasi që nuk dijmë dhe nuk duam ndryshe. Nëse mundëm kundër Spanjës të krijojmë 24 sulme me shanse goli, sigurisht mundemi edhe kundër Serbisë", deklaroi Milevski në press konferencën zyrtare para ndeshjes së nesërme në Bidgoshç.
"Ndeshja e nesërme me Serbinë është kyçe për ne në këtë kampionat. E dijmë se na pret duel shumë i vështirë, mirëpo ne tani më jemi adaptuar më këto situata. Për asnjërin për ne kampionati nuk është i mbyllur edhe për kundër humbjes së thellë nga Spanja. Përkundrazi, besojmë se mund të kthehemi me rezultat të mirë. Luajmë kundër kampionëve të botës deri 21 vjeç. Ky është derbi ballkanik. Shpresojmë të jemi në nivel si në ndeshjen e parë me Spanjën, por me kusht që kësaj rradhe rezultati të jetë në favorin tonë", deklaroi Boban Nikollov.
Përballja Serbi-Maqedoni e vlefshme për raundin e dytë të grupeve në EURO 2017 në Poloni luhet të martën në Bidgoshç me fillim në orën 18:00.