EURO 2017: Nga i pari deri te i fundit, gjithë të jemi në nivel të lartë kundër Portugalisë

Publikuar më 22 Јуни, 2017 Lajme, Deri më 21 vjet


Në vigjilie të ndeshjes së nesërme të fundit në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian në Poloni, seleksionuesi i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski dhe kapiteni për  deshjen me Portugalinë, Gjoko Zajkov në konferencën për shtyp folën pë pritjet nga ndeshja me kundërshtarin e fortë 
"Deri sa kemi shanse, qoftë edhe teorike kjo përfaqësuese do të luftojë. Unë sinqerisht shpresoj që interesi për përfaqësuesen deri 21 vjeç do të jetë i madh si deri tani. Portugalia është përfaqësuese me individë të shkëlqyeshëm, luajtën në nivel të lartë në dy ndeshjet paraprake, ashtu si në ciklin kualifikes. Në fakt, Portugalia bashkë me Maqedoninë kishin seri dyshifrore të ndeshjeve pa disfatë, ata 19-të ne 13-të takime me rradhë. Ne respektojmë kundërshtarin, mirëpo do të japim gjithçka nga vetja për të mbyllur në mënyrën më të mirë garën në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian. Ritmi i ndeshjeve të lodh fizikisht dhe për këtë arsye do të kemi disa ndryshime në formacion", deklaroi Bllagoja Milevski.
"Ndeshja me Portugalinë është shumë e rëndësishme, pasi nuk është e njejtë të mbyllim garimin në grup me një pikë apo me katër. Portugalia ka ekip të shkëlqyeshëm me futbollistë jashtëzakonizht cilësorë, mirëpo do të luftojmë edhe ne. Do të tentojmë të neutralizojmë sulmin e tyre, mendoj se nëse luftojmë deri në fund, nga i pari deri te i fundit atëherë mund të shpresojmë në rezultat pozitiv", deklaroi Zajkov.



   
   
Reprezentacioni A