EURO 2017: Milevski u dha pushim futbollistëve që luajtën kundër Spanjës

Publikuar më 18 Јуни, 2017 Lajme, Lajme


Seleksionuesi i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski u dha një ditë pushim futbollistëve të cilët luajtën në ndeshjen e parë kundër Spanjës në Kampionatin Evropian për të rinjë që është duke u zhvilluar në Poloni. Në stërvitjen e sotme në Gdanjsk u paraqitën vetëm futbollistët të cilët nuk kishin minuta në takimin e parë. 

Nuk jam apo një pjesë e imja nuk është e kënaqur me rezultatin, mirëpo pjesa tjetër është e kënaqur pasi futbollistët treguan se dijnë të luajnë futboll edhe kundër më të mirëve. Deri në minutën e 65-të luajtëm mirë në teren, krijonim shanse, ndërsa më pas kishim rënie psiqike dhe fizike. Patjetër të jemi krenar me paraqitjen tonë dhe të jemi pozitiv para ndeshjeve të rradhës. Futbollistët u harxhuan, prandaj vendosëm t’i pushojnë për ndeshjen e rradhës”, u shpreh seleksionuesi Milevski. 

Ndeshja ndërmjet Serbisë dhe Maqedonisë luhet më 20 qershor me fillim në orën 18:00.



   
   
Reprezentacioni A