EURO 2017: Maqedonia në grup me Portugalinë, Spanjën dhe Serbinë

Publikuar më 01 Декември, 2016 Lajme, Deri më 21 vjet


Maqedonia do të luajë kundër Portugalisë, Spanjës dhe Serbisë në fazën e parë të Kampionatit Evropian për futbollistë të moshës deri 21 vjeç që do të zhvillohet në Poloni prej 16 deri më 30 qershor të vitit 2017.

Maqedonia ndeshjet do t’i luajë në qytetet Gdinj dhe Bidgoshç, ku për kundërshtar në grup do t’i ketë Spanjën, Portugalinë dhe Serbinë.

Grupi A: Poloni, Angli, Suedi, Sllovaki;

Grupi B: Portugali, Spanjë, Serbi, Maqedoni;

Grupi C: Gjermani, Danimarkë, Çeki, Itali

“Kemi marrë për kundërshtar përfaqësueset që janë në mesin e pesë përfaqësueseve më të mira evropiane sipas kualitetit të futbollit për të rinjë. Kjo do të jetë mundësi e vërtetë për t’u prezantuar në mënyrë edhe më të mirë. Maqedonia bashkë me Poloninë në short ishin bindshëm përfaqësueset më të përmendura dhe kjo flet për cilësinë tonë. Do të luftojmë dhe do të mundohemi sërish të gëzojmë opinionin”, deklaroi menjëherë pas tërheqjes së shortit seleksionuesi i Maqedonisë U 21, Bllagoja Milevski. 




   
   
Aktuale
Kalendar
Reprezentacioni A