Përfaqësuesja U 21 e Maqedonisë barazoi 2:2 me Serbinë në xhiron e dytë të Grupit B në Kampionatin Evropian në Poloni.
Enis Bardhi në minutën e 63-të shënoi golin e parë për Maqedoninë në Kampionatin Evropian. Nikolla Gjorgjev në minutën e 83-të realizoi golin e dytë për Maqedoninë. Serbia shpëtoi nga humbja në minutën e 90-të.
Në pjesën e parë përfaqësuesja e Maqedonisë u kanos vetëm me anë të Bardhit. Mesfushori agil në minutën e 8-të dhe 43-të provoi me goditje nga distanca, mirëpo portieri i Serbisë ishte i kujdesshëm, posaçërisht pas gjuajtjes së lirë në fund të pjesës së parë kur mohoi barazimin.
Serbia avansoi në minutën e 25-të kur Mujat Gaçiniviq shënoi për 1:0, ndërsa arbitrat nuk referuan pozitë të pastërt jashtëloje.
Kundërshtari në pjesën e parë kishte dy mundësi të mira me anë të Grujiqit, në minutën e 11-të goditja e tij me kokë shkoi skaj portës, ndërsa në minutën e 34-t me pritje fantastike shfaqet portieri Igor Aleksovski.
Në minutën e 50-të sërish Bardhi ekzekutkn bukur goditje të lirë, por sërish shpëton portieri serb, Milinkoviq
Në minutën e 63-të Elif Elmas që hyri në lojë në pjesën e dytë depërtoi bukur por harkimi i tij ndalet me dorë nga Zhivkoviq për penalti të Maqedonisë. Bardhi ishte realizator i sigurtë, duke u bërë futbollisti që shënon golin e parë për Maqedoninë në Kampionat Evropian.
Barazimi rriti moralin e ekipit që dominonte në teren, ndërsa shpërblimi erdhi në minutën e 63-të kur Gjorgjiev me goditje të bukur nga distanca realizoi për epërsi 2:1 të Maqedonisë.
Mirëpo në fund derbi i ballkanit përfundoi pa fitues, pasi që në minutën e 90-të Gjurgjeviq shënoi me kokë pas harkimit të Zhivkoviqit.
Kampionati Evropian për U21, Poloni 2017, Grupi B, xhiroja e dytë
Stadiumi në Bidgoshç
SERBI-MAQEDONI 2:2 (1:0)
(1:0 Mijat Gaçinoviq 25`, 1:1 Enis Bardhi 63`, Nikolla Gjorgjev 83`, 2:2 Urosh Gjurgjeviq 89`)
SERBIA: Milinloviq-Saviq, Gajiq (Filipoviq 46'), Antonov (Ozhegoviq 77'), Velkoviq, Maksimoviq, Gjurgjeviq, Gaqinoviq, Jovanoviq, Grujiq (Ristiq 52'), Zhivkoviq, Pllavshiq;
MAQEDONIA: Aleksovski, Murati, Velkovski, Zajkov, Demiri, Nikollov, Bardhi, Babunski (Elmas 58'), Markoski, Radeski, Avramovski (Gjorgjev 46');
"
Mendoj se të gjithë janë kënaqur me ndeshjen, njejtë si në takimin e parë me Spanjën. Vlerësoj se nga një pjesë i takoi secilës përfaqësuese. Si u zhvilluan punët në teren mund të na vijë keq që nuk fituam, por realisht barazimi është rezultati më i drejtë. Urime futbollistëve të mi të cilët u kthyen nga negativa pas një pjese të parë të dobët. Është vështirë edhe në aspekt pqiqik edhe fizik të luajmë në rritëm të lartë gjatë gjithë 90-të minutave kur bëhet fjalë për sistem të këtillë turneu kundër përfaqësueseve më të forta. Megjithatë pjesa më e madhe e futbollistëve tanë luajnë në kampionatin vendor, ndërsa e dimë si është rritmi në ato ndeshje", deklaroi pas ndeshjes seleksionuesi i përfaqësueses U 21 të Maqedonisë, Bllagoja Milevski.