Publikuar më 14 Јуни, 2017 në Lajme, Deri më 21 vjet
Përfaqësuesja e Maqedonisë deri 21 vjeç në atmosferë të
shkëlqyeshme vazhdon përgatitjet për ndeshjen e parë kundër Spanjës në kuadër të
Kampionatit Evropian për të rinjë që do të zhvillohet në Poloni.
“Atmosfera në përfaqësuese gjithmonë është e shkëlqyeshme. Jemi të relaksuar, mirëpo punojmë me intenzitet maksimal. Jemi falendërues për përkrahjen që po marrim nga tifozët në Maqedoni, mirëpo nuk jetohet me famën e vjetër. Tani jemi vetëm disa ditë nga fillimi i Evropianit dhe jemi maksimalisht të përkushtuar për ndeshjen e parë kundër Spanjës. Kjo përfaqësuese ka dëshmuar se mund të jetë në nivel të lartë, ndërsa besoj se do të mbyllim mirë mbrojtjen, kuptohet me ndihmën e gjithë ekipit, pasi mbrojtja nuk varet vetëm nga dy lojtarët që luajnë në qendër të defanzivës”, thotë Darko Velkovski.
-
“Shumë e qartë që te
të gjithë ndjehet tremë pozitive, mirëpo kjo është mirë. Në atë mënyrë e dimë
se do të jemi të përgatitur. Jemi të fokusuar në seancat stërvitore dhe detyrat
që na jep seleksionuesi. Jemi të gatshëm para sfidës, e dimë se kemi kaluar
rrugë të vështirë, të lodhshme deri në kualifikimin në Kampionatin Evropian dhe
do të japim gjithçka nga vetja për të vazhduar me rezultate pozitive. Kemi ambicie
dhe entuziazëm, e dimë cilësinë e kundërshtarit të parë, mirëpo do të japim
maksimumin që për disa gjëra në teren të pyetemi edhe ne”, deklaron Enis
Bardhi.