Publikuar më 14 Мај, 2024 në Lajme
Përfaqësuesja U17 e Maqedonisë ka seleksionues të ri. Erhan Selimi është lideri i ri i kësaj përfaqësuese të re, ku zëvendëson të ndjerin Dashmir Beari.
Selimi ka nisur punën menjëherë pas emërimit të tij, pasi përfaqësuesja U17 e Maqedonisë është në pritje të dy ndeshjeve kontrolluese. Skuadra e të rinjëve e drejtuar nga Erhan Selimi aktualisht ndodhet në Mal të Zi, ku do të zhvillojë dy ndeshje kontrolluese ndaj Malit të Zi.
“Për mua kjo është një sfidë e re dhe e madhe. Është përgjegjësi e madhe të drejtosh përfaqësuesen U17 e Maqedonisë. Jam gati të jap maksimumin dhe të justifikoj besimin. Na presin dy ndeshje, në të cilat do të luajmë vetëm me lojtarë të kampionatit vendas dhe do të mundohemi të lëmë përshtypje të mira. Nuk patëm shumë kohë për përgatitje më të gjata dhe më serioze, por besoj në paraqitje pozitive” thotë Erhan Selimi.
Përfaqësuesja U17 e Maqedonisë sot dhe të enjten do të zhvillojë dy ndeshje kontrolluese kundër përfaqësueses së Malit të Zi me fillim nga ora 18:45.