ërfaqësues i lartë i UEFA-së musafir i FFM-së. Super Kupa e Evropës temë kryesore e bisedës

Publikuar më 23 Јануари, 2015 Lajme

Teodor Teodoridis, përfaqësues i lartë i UEFA-së dhe përgjegjës në sektorin për bashkëpunim me lidhjet nacionale sot kishte vizitë p-une në Federatën e futbollit të Maqedonisë dhe Qeverinë e vendit.

Në takimin me presidentin e FFM-së, Ilço Gjorgjioskin, përfaqësuesi i lartë i UEFA-së detalisht u njoftua me kandidaturën e lëshuar nga shtëpia jonë e futbollit, qyteti i Shkupit dhe Arena nacionale ‘Filipi i Dytë’ për të qenë organizatorë të Super Kupës së UEFA-së në vitin 2017.

“Sipas numrave nuk jemi federatë e madhe, mirëpo ne jemi vend që synon punë të mëdha dhe që kemi pasion të jashtëzakonshëm për futbollin. Jemi të entuziazmuar nga rruga përmes së cilës lëviz UEFA, pasi në të gjithë vendimet ndjehet dashuria ndaj futbollit dhe respekti ndaj gjithë kombeve, pa marrë parasysh nga reputacioni, madhësia apo ndikimi finansiar. Kandidatura jonë për organizimin e Super Kupës së UEFA-së është mundësi fantastike që vendet e vogla të shijojnë një ngjarje të madhe të futbollit. Në bisedë me z. Teodoridis kemi konfirmuar se do të shfrytëzojmë gjithë adutet tona për të treguar se Maqedonia dhe qyteti jonë kryesor në çdo këndvështrim do të jenë të gatshëm për ngjarjen e madhe. Shpresojmë në mbështetje të UEFA-së, qyteti i Shkupit dhe institucionet që do të ishin të kyçura në realizimin e qëllimit të madh, organizimin e Super Kupës së Evropës. Shumë herë periudhën që kaloi delegacione të UEFA-së në vlerësimet e tyre kanë shprehur lëvdata për gjithë atë që FFM, bashkë me Qeverinë e ka realizuar në drejtim të avansimit të sportit tonë, ju bind se në atë drejtim do të vazhdojmë”, deklaroi presidenti i FFM-së, Ilço Gjorgjioski.

Përfaqësuesi ndikues i UEFA-së pasdite në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë do të realizojë takim me Kryeministrin Nikolla Gruevski. Vendimi për qytetin organizator të Super Kupës së Evropës për vitin 2016, Asosiacioni Evropian i futbollit do ta sjellë në fund të muajt në mbledhje të Komitetit Eksekutiv, ndërsa deri në fund të qershorit do të mësohet nëse Shkupi do të merr besimin e UEFA-së për organizimin e ngjarjes së vitit 2017.



   
   
Reprezentacioni A