Publikuar më 06 Октомври, 2021 në Lajme, Lajme
Erdal Rakip
për herë të parë është në përfaqësuesen e Maqedonisë. Futbollisti i skuadrës
suedeze, Malmo e pranoi ofertën e seleksionuesit Bllagoja Milevski dhe konkuron
për ndeshjet e Maqedonisë kundër Lihteshtajnit dhe Gjermanisë.
25 vjeçari ka folur për përshtypjet e tij të para, pasi iu bashkua ekipit tonë më të mirë përfaqësues.
“Para disa viteve për herë të parë Bllagoja Milevski për ofroi të luajë për Maqedoninë. Në atë periudhë më duhej kohë për të menduar. Për mua është një nder i madh që marr një ofertë për të luajtur për ekipin përfaqësues të Maqedonisë dhe vendosa që tani është koha e duhur për ta pranuar. Bisedova me familjen time dhe jam i lumtur që do të luaj me fanellën e përfaqësues së Maqedonisë . Maqedonia është shtëpia e familjes sime dhe vendimi nuk ishte aspak i vështirë”.
Erdall thotë se bashkëlojtarët e tij po e ndihmojnë të përshtatet me mjedisin e ri. Ai beson se ky ekip ka potencial të madh dhe pret të përparojë në vitet e ardhshme.
“Seleksionuesi dhe shokët e ekipit më ndihmojnë të përshtatem me mjedisin e ri të ekipit përfaqësues. Ne bisedojmë dhe përpiqemi të njihemi më mirë. Dita e parë ishte pak e vështirë për mua, por tashmë është ndryshe.
I pashë ndeshje e fundit të përfaqësueses së Maqedonisë. Kjo përfaqësuese luan futboll të mirë, në ekip kemi shumë futbollist të rinj, të cilët formojnë ekip të shkëlqyeshëm. Unë kam 25 vjeç, mendoj se jam në vitet më të mira të futbollit dhe mendoj se në vitet në vijim do të përparojmë. Po mundohem të përshtatem në ekip, por jo të imponohem. Kjo përfaqësuese do të përparojë çdo vit. Asgje nuk vjen menjëherë. Ekipi është i ri dhe i etur për tu treguar”.
Rakip thotë se fokusi është në ndeshjen me Lihteshtajnin, por është vendimtare që ekipi të përiqet gjithmonë për fitore, pavarësisht nga kundërshtari. Në futbollin e sotëm gjithçka është e mundur.
“Çdo ndeshje është e vështirë. Duhet të fitojmë kundër Lihtenshtajnit dhe pastaj nap ret një ndeshje shumë e vështirë në shtëpi kundër Gjermanisë. Në futboll ka gjithmonë një shans për të fituar, por duhet luajtur në maksimum gjatë të gjitha 90-të minutave. Por, koha le të tregojë, tani jemi të fokusuar për ndeshjen me Lihteshtajnin. Hap pas hapi dhe të përpiqemi gjithmonë për fitore”.