Ennur Totre dhe Dorian Babunski thirren në vend të të lënduarve Erdall Rakip dhe Adis Jahoviç

Publikuar më 08 Ноември, 2021 Lajme, Lajme


Reprezentuesit e Maqedonisë, Erdall Rakip (Malme) dhe Adis Jahoviç (Gostepe) për shkak të lëndimeve nuk do të vihen në dispozicion të ekipit në përgatitjet për ndeshjet me Armeninë (11 nëntor) dhe Islandën (14 nëntor) në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror të vitit 2022. 

Futbollisti i Malmes së Suedisë ka dhimbje të gjurit dhe raporti i sotëm i rezonancës magnetike do të tregojë sa kohë Rakip do të qëndrojë jashta fushave. Adis Jahoviç për shkak të dëmtimit të kofshës së prapme doli nga loja në minutën e 16-të në ndeshjen e djeshme të Gostepes me Konjasporin më kampionatin turk. 

Seleksionuesi i Maqedonisë, Bllagoja Milevski për këto arsye bëri ftesa shtesë për Ennur Totren nga rradhët e Tiranës dhe sulmuesin e Botev Vraca, Dorian Babunski. Dy lojtarët do të jenë pjesë e grupit që në stërvitjen e parë.

Sot në orën 12:00 në hotelin "Hilton" ekipi përfaqësues grumbullohet para startit të përgatitjeve për dy ndeshjet e fundit eliminatore për në Kampionatin Botëror. Seanca e parë stërvitore në program është sot në orën 17:00 në qendrën stërvitore "Petar Milloshevski". 



   
   
Reprezentacioni A