Enis Fazllagiq: Fokusi jonë është në ndeshjen me Ukrainën

Publikuar më 08 Ноември, 2021 Lajme, Deri më 21 vjet


Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë sot në kampin-stërvitor “Petar Milloshevski” i ka nisur përgatitjet për ndeshjet e radhës eliminatore kundër Ukrainës dhe Francës.

Me 11 nëntor në kampin-stërvitor “Petar Milloshevski” e presim përfaqësuesen e Ukrainës, ndërsa pesë ditë më vonë në arenën “Todor Proeski” do të përballemi me favoritin e grupit, Francën.

Mesfushori i Zhilinës, Enis Fazllagiq, beson në lojë të mirë dhe pret që para publikut vendas do të marrin rezultat pozitiv.

“Na presin dy ndeshje të vështira kundër Ukrainës dhe Francës. Fokusi është maksimalisht në ndeshjen e parë kundër Ukrainës, përfaqësuese e cila është në formë të shkëlqyeshme dhe luan shumë mirë në këto eliminatore. Posedojnë futbollist të shkëlqyer, por edhe si ekip janë shumë të mirë. Do të përgatitemi maksimalisht, do të japim gjithçka nga vetja dhe besoj se do të arrijmë ti fitojmë tre pikë në të këtë ndeshje. Shkojmë hap pas hapi, luajmë dy ndeshje në fushat tona, besoj se me përkrahjen e tifozëve do të mund të fitojmë pikë edhe në duelin me Francën. Në ndeshjet e tetorit kundër Ishujve Faroe dhe Armenisë nuk isha me ekipin për shkak lëndimit, por tani ajo është pas meje, jam i gatshëm për të dhënë gjithçka nga vetja për Maqedoninë në ndeshjet ndaj Ukrainës dhe Francës”.

Ukraina deri më tani në këto eliminatore ka regjistruar tri fitore dhe një disfatë, ndërsa ndodhen në pozitën e dytë me 9 pikë të fituara. Maqedonia ka vetëm një fitore, dy barazime dhe një humbje. Me pesë pikë të fituara, përfaqësuesja e Dragi Kanatllarovskit ndodhet në pozitën e tretë. 




   
   
Reprezentacioni A