Publikuar më 04 Октомври, 2021 në Lajme, Lajme
Reprezentuesi i Maqedonisë, Enis Bardhi për shkak lëndimit
nuk do të mund të jetë në dispozicionin e ekipit për përgatitjet dhe ndeshjet e
përfaqësueses së Maqedonisë kundër Lihteshtajnit (8 tetor) dhe Gjermanisë (11
tetor) në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror 2023.
Futbollisti i skuadrës spanjolle, Levante nuk është shëruar ende nga dëmtimi që pësoi në ndeshjen e fundit të ekipit përfaqësues kundër Rumanisë në arenën “Todor Proeski”. Seleksionuesi Bllagoja Milevski nuk do të bëjë ftesë shtesë për tjetër futbollistë në vend të Bardhit.
Përfaqësuesja e vendit mbrëmë në hotelin “Hilton” në Shkup kishte grumbullimin. Në bazën e reprezentuesve arritën Adis Jahoviq, Stefan Ashkovski, Visar Musliu, Tihomir Kostadinov, Deni Iliev, Stefan Spirovski, Kire Ristevski, Damjan Shishkovski dhe Nikolla Gjorgjev. Të gjithë tjerët do ti bashkohen ekipit gjatë ditës së sotme.
Stërvitjen e parë përfaqësuesja e Maqedonisë do ta ketë ditën e sotme nga ora 16:00 në kampin stërvitor “Petar Milloshevski”.