Publikuar më 28 Мај, 2024 në Lajme, Lajme
Kapiteni i përfaqësues së Maqedonisë, Enis Bardhi, për shkak të lëndimit të marrë në ndeshjen e fundit për klubin e tij Trabzonspor, nuk do të mund të vihet në dispozicion të përfaqësueses A të Maqedonisë për ndeshjet kundër Kroacisë dhe Çekisë.
Tërheqja e ligamenteve të nyjës së kembës së djathtë është dëmtimi i marrë në ndeshjen e xhiros së fundit të kampionatit turk, i cili e pengon reprezentuesin tonë të jetë pjesë e përgatitjeve dhe ndeshjeve kontrolluese.
Enis Bardhi tashmë ka filluar me rikuperimin, por fatkeqësisht nuk mund të jetë pjesë e jona për ndeshjet e 3 qershorit në Rijekë kundër Kroacisë dhe më 10 qershor kundër Çekisë në Hradec Kralove.
Seleksionuesi i përfaqësues sonë më të mirë, Bllagoja Milevski, deri në këtë moment nuk do të thërrasë ndonjë futbollist shtesë si zëvendësues për Enis Bardhin.
Përfaqësuesja e Maqedonisë sot do të mbajë dy seanca stërvitore, atë të mëngjesit nga ora 10:00 dhe atë të pasdites nga ora 18:00 në qendrën stërvitore “Petar Milloshevski”.