Enis Bardhi: Motiv më të madh se sa që jemi këtu nuk ka!

Publikuar më 14 Ноември, 2019 Lajme, Lajme


Në vigjilie të dy ndeshjeve të fundit eliminatore të kualifikimeve për EURO 2020 kundër Austrisë (16 nëntor në Vienë) dhe Izraelit (19 nëntor në Shkup), reprezentuesi i Maqedonisë, Enis Bardhi thotë se këto ndeshje janë shumë me rëndësi dhe se duhet koncentrim të madh nëse duam rezultat pozitiv. Futbollisti i Levantes spanjole vlerëson se patjetër të nxjerim mësim nga ndeshja e parë me Austrinë në Shkup, të jemi më të mençur dhe të luajmë në nivel të lartë.

“Fillimisht dua të them se nuk ka motiv më të madh se sa fakti që jemi këtu. Ne jemi profesionistë dhe luajmë të jemi më të mirë, ky ishte vit i mirë për ne, kemi bërë punë të shkëlqyeshme dhe këto dy ndeshje mund të na ndihmojnë shumë të ecim para. Do të jenë dy ndeshjet shumë të rëndësishme për neve. Besoj që të gjithë e dijmë rëndësinë e këtyre ndeshjeve. Duhet të jemi të koncetruar, duhet të hymë në fushë dhe të japim maksimumin. Besoj që të gjithë jemi të vetëdijshëm që këto dy ndeshje janë shumë të rëndësishme. Duhet të përfundojmë në vendin e tretë. Shpresoj që të jetë ashtu. Austria është një ekip shumë i fortë në shtëpi. Fizikisht janë shumë të fortë. Treguan veten në Shkup, kur luajtëm kundër tyre. Besoj që të gjithë jemi të përgatitur, gjithë jemi të fokusuar për këtë ndeshjen dhe duhet të japim maksimumin çdo lojtar”, thotë Enis Bardhi, duke vijuar: 

“Shpresoj që të hyjmë në fushë, të jemi vetvetja. Ne si gjithmonë kur hyjmë në fushë dhe jemi në formë e duhur mund të bëjmë çdo gjëra pozitive. Të hyjmë dhe ta marrim pikë të mundshme edhe pse një barazim do të na konvenon. Mendoj që të gjithë lojtarët ta kemi në kokë Evropianin. Këtë vit kemi me shumë gjasa që të kualifikohemi. Kemi edhe Ligën e kombeve. Duhet të jemi të koncetruar edhe të mendojmë për Evropianin”, përfundoi Bardhi. 

Përfaqësuesja e Maqedonisë të premten në mëngjes udhëton drejt Vienës, ndërsa pasdite do të zhvillojë konferencën për shtyp dhe seancën zyrtare stërivtore në stadiumin "Ernst Hapel" ku të shtunën në orën 20:45 zhvillohet sfida me Austrinë.



   
   
Reprezentacioni A